SHBA-ja akuzon Rusisë për shkelje të ligjit ndërkombëtar për armët kimike
2024-05-03 11:31:15

Arme kimike (Foto RTSH)

Arme kimike (Foto RTSH)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e armëve kimike kundër Ukrainës dhe kanë vendosur sanksione të reja gjithëpërfshirëse ndaj firmave dhe organeve qeveritare ruse.

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur përmes një deklarate se Rusia ka përdorur armën kimike kloropicrinë kundër forcave ukrainase në kundërshtim me Konventën e Armëve Kimike (CWC), shkruan “RTSH”.

Sipas deklaratës së DASH-it, Rusia kishte përdorur edhe agjentë të kontrollit të trazirave, ose gaz lotsjellës, gjatë konfliktit me Ukrainën, po ashtu në kundërshtim me CWC-në.

Përfundimi i SHBA-së përputhet me dëshminë e trupave ukrainase, të cilët thonë se janë përballur me gaz dhe kimikate të tjera irrituese në disa pjesë të vijës së frontit me forcat ruse në muajt e fundit.

Në një deklaratë të postuar në mediat sociale në mars, Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan se kishin regjistruar më shumë se një mijë incidente ku Rusia kishte përdorur gaz lotsjellës të pajisur me kimikate toksike që janë të ndaluara në konflikte, me 250 raste vetëm në shkurt. (Elona)