Mbi 700 emigrantë mbërritën gjatë një dite në brigjet britanike
2024-05-03 11:48:01

Emigrante në Britani (Foto ATSH)

Emigrante në Britani (Foto ATSH)

Më shumë se 700 emigrantë mbërritën në Britaninë e Madhe në një ditë të vetme pasi kaluan La Manshin, një rekord i ri për vitin deri tani.

Ministria e Brendshme britanike njoftoi se 711 persona udhëtuan me 14 varka, thënë ndryshe një mesatare prej 51 personash për varkë.

Totali i përkohshëm i mbërritjeve këtë vit u rrit në 8278, 34% më shumë krahasuar me vitin 2023, shkruan “ATSH”.

Vitin e kaluar, 29.437 emigrantë mbërritën në Britaninë e Madhe, 36% më pak nga rekordi 45.774 në vitin 2022. (Elona)