Ministri Gonxhja: Mbi 1.3 milionë të punësuar në Shqipëri
2024-05-02 10:07:28

Foto nga VCG

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi se në Shqipëri ka mbi 1.3 milionë të punësuar.

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ai shprehu falënderim të veçantë për kontributin e të gjithë të punësuarve në vend, përcjell “ATSH”.

Zyrtarët shqiptarë, me rastin e 1 Majit, deklaruan se njerëzit e punës po rrisin hap pas hapi ekonomi të shëndetshme.

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve përkujtohen betejat dhe arritjet e bëra nga punëtorët dhe lëvizja punëtore. (Irma)