1 Maji, Sindikatat e Arsimit në protestë, kërkojnë paga dhe kushte dinjitoze për mësuesit
2024-05-02 11:30:38

Foto nga Panorama

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, duke nisur nga sheshi “Skënderbej” deri te Ministria e Arsimit.

Ata kërkuan paga më të larta, kushte më dinjitoze pune për mësuesit në të gjithë vendin, infrastrukturë moderne dhe që arsimi në vend të kthehet në një prioritet kombëtar, shkruan “RTSH”.

Nevrus Kaptelli, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, tha se qeveria duhet të mbajë premtimin që 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit t’i dedikohet buxhetit për një arsim cilësor.

Kryetari i Federatës së Arsimit, Isa Reka, theksoi se arsimi duhet të kthehet në një prioritet kombëtar dhe se teknologjitë e fundit duhet të përfshihen në mësimdhënie për të rritur standardet.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. (Irma)