Presidenti Xi kërkon punë të gjithanshme shpëtimi pas shembjes së rrugës në Kinën Jugore
2024-05-02 14:52:50

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar përpjekje të gjithanshme për të shpëtuar e trajtuar të plagosurit pas shembjes së rrugës në provincën Guangdong të Kinës Jugore, si pasojë e së cilës 36 veta humbën jetën.

Xi bëri thirrje gjithashtu që rreziqet e mundshme të hetohen e trajtohen në kohën e duhur dhe kërkoi përpjekje për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë e përgjithshme shoqërore.

Shembja ndodhi rreth orës 2:10 të mëngjesit të së mërkurës në autostradën Meizhou-Dabu, në Meizhou të provincës Guangdong. (Çang Çuo)