Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë rrëzon kërkesën e Nikaraguas për të ndaluar Gjermaninë të armatosë Izraelin
2024-05-02 10:47:09

Foto nga VCG

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë hodhi poshtë kërkesën e Nikaraguas për të ndaluar Gjermaninë të eksportojë armë në Izrael, me pretendimin se ato ndihmojnë dhe nxisin gjenocidin kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Gjykata e lartë e OKB-së në Hagë nxori vendimin e saj paraprak në procedurën e nisur më 1 mars, në të cilën Nikaragua u kërkoi gjyqtarëve të lëshonin një urdhër urgjent për të ndaluar ndihmën ushtarake të Gjermanisë për Izraelin, shkruan “ATSH”.

Nikaragua argumentoi se duke ofruar mbështetje politike, financiare dhe ushtarake për Izraelin, Gjermania po lehtësonte kryerjen e gjenocidit dhe, në çdo rast, ka dështuar në detyrimin e saj për të bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar kryerjen e gjenocidit.

Gjermania akuzoi Nikaraguan për deklarata të rreme, duke bërë të ditur se nuk ka eksportuar shumë armë në Izrael. Gjermania argumentoi se ajo furnizon kryesisht armatime të përgjithshme dhe jo armë që mund të përdoren në luftime.

Ndërsa gjykata mbajti anën e Gjermanisë për çështjen e apelit urgjent për dërgesat e armëve, ajo nuk u pajtua me kërkesën e Gjermanisë që çështja e Nikaraguas të hidhej poshtë në tërësi.

Procedurat kryesore, të cilat ngrenë pyetjen nëse mbështetja e Gjermanisë ka mundësuar gjenocidin në Gaza, mund të zvarritet me vite. Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme. (Irma)