Kryediplomati shqiptar diskuton mbi forcimin e dialogut politik me homologen belge
2024-05-02 10:35:27

Ministri Hasani (Foto Atsh)

Ministri Hasani (Foto Atsh)

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi në Bruksel një takim me homologen belge, Hadja Lahbib, me të cilën diskutuan mbi mënyrat për të forcuar dialogun politik, për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike dypalëshe si dhe bashkëpunimin e ngushtë në forumet ndërkombëtare, shkruan “ATSH”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryediplomati Hasani shprehu mirënjohjen për përkushtimin e Belgjikës ndaj zgjerimit të BE-së dhe për mbështetjen për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimit të përshpejtuar në BE.

Ministri Hasani mori pjesë në Bruksel në takimin informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së. (Irma)