Ministrja Denaj: Kultivimi i bimëve medicinale po zhvillon ekonominë lokale
2024-05-02 11:15:22

Foto nga VCG

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi Skema Kombëtare e këtij viti i përgjigjet nevojave të sektorit, duke shtuar masën e financimit për bimët aromatike dhe medicinale me 30 mijë lekë për hektarë.

Gjatë një takimi me fermerët e zonës së Kushovës, në Elbanan, ministrja Denaj tha se qeveria synon të zgjerojë edhe më tej mbështetjen me ndërtimin e politikave efikase për promovimin dhe financimin e këtij sektori, shkruan “RTSH”.

Rreth 80% e familjeve në zonën e Kushovës e kanë të lidhur ngushtësisht ekonominë familjare me livandën, të cilën e kultivojnë dhe grumbullojnë në një sipërfaqe prej 400 hektarësh, një bimë medicinale e kërkuar mjaft nga tregjet e huaja.

Ministrja Denaj diskutoi me fermerët mbi sfidat e sektorit dhe nevojën për forcimin e kapaciteteve të grumbullimit, magazinimit dhe përpunimit, për të rritur vlerën dhe cilësinë e produktit.

“Duhet patjetër që kjo pasuri kombëtare, që në tregjet ndërkombëtare shitet shumë shtrenjtë, mos të shitet lirë, mos të rrijë e pambjellë, por njëkohësisht të fillojë të përpunohet. Industria e përpunimit të bimëve medicinale duhet të vendoset në fokus, ndaj dhe nisëm të subvenciononim këtë vit skemën e bimëve aromatike dhe medicinale”,- tha Ministrja Denaj. (Irma)