Doganat shqiptare shtojnë shërbime në e-Albania
2024-05-02 10:36:15

Dogana (Foto Atsh)

Dogana (Foto Atsh)

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka rritur numrin e shërbimeve që ofrohen online në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve. Aktualisht, ky institucion ofron 34 shërbime në e-Albania.

Së fundi, ofrohen online aplikimet për autorizim për administrim të ambienteve të magazinimit të përkohshëm, kërkesa për miratim të autorizimit për përdorimin e procedurës së deklarimit të thjeshtëzuar, si dhe kërkesë për shtesa/ndryshime në autorizimin e magazinimit të përkohshëm, shkruan “ATSH”.

Po ashtu, ofrohet online aplikimi për kërkesë për transferim agjenti doganor nga një agjenci doganore në një tjetër, si dhe kërkesa për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës te një tjetër të autorizimit për rlp me përjashim të pjesshëm. (Irma)