Eksportet bujqësore të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi kthehen në nivelin e para konfliktit
2024-05-02 10:51:14

Eksportet ukrainase (Foto Ukrinform)

Eksportet ukrainase (Foto Ukrinform)

Eksportet bujqësore të Ukrainës nëpërmjet porteve të Detit të Zi kanë arritur nivelet e para konfliktit, njoftoi agjencia e lajmeve “Ukrinform” e drejtuar nga qeveria, duke cituar një diplomat të lartë, raporton “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Që nga vera e kaluar, Ukraina ka eksportuar rreth 25 milionë tonë produkte ushqimore përmes porteve në Odesa, Chornomorsk dhe Pivdenny, tha Sergiy Kyslytsya, përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në Kombet e Bashkuara.

Një total prej 1300 anije mallrash janë nisur nga Ukraina qëkur u krijua një korridor humanitar në Detin e Zi më 10 gusht 2023, tha Kyslytsya.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas tij, këto anije dërguan grurë dhe mallra të tjera bujqësore nga Ukraina në 40 vende.  (Irma)