Qeveria ukrainase akordon fonde shtesë për blerjen e dronëve
2024-05-02 10:28:55

Foto nga VCG

Qeveria ukrainase njoftoi 15.5 miliardë hryvnia (392 milionë dollarë) shtesë për blerjen e dronëve për nevojat e forcave të mbrojtjes, deklaroi kryeministri Denys Shmyhal.

“Qeveria akordoi 15.5 miliardë hryvnia shtesë për blerjen e 300.000 dronëve për Forcat e Armatosura të vendit. Fondet do t’i shkojnë administratës së Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve dhe Informacionit Special, i cili është përgjegjës për prokurimin përkatës”,- tha Shmyhal, shkruan “ATSH”.

Sipas tij, ky është një fond shtesë për 43.3 miliardë hryvnia (1.08 miliardë dollarë) të ndara tashmë për dronët këtë vit.

Ukraina ka zgjeruar me shpejtësi prodhimin e dronëve të llojeve të ndryshme, pas nisjes së konfliktit me Rusinë, në shkurt 2022. (Irma)