Dubai po ndërton aeroportin më të madh në botë
2024-05-02 14:28:26

Foto nga Panorama

Dubai ka nisur punën për zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar Al Maktoum, me synimin për ta shndërruar atë në aeroportin më të madh dhe më spektakolar në botë. Investimi kap shifrën e rreth 35 miliardë dollarëve, shkruan “Panorama”.

Kryeministri Mohammed bin Rashid Al Maktoum deklaroi se aeroporti i ri do të jetë pesë herë më i madh se aeroporti aktual ndërkombëtar i Dubait.

Ai do të ketë pesë pista, 400 porta dhe kapacitet për të shërbyer deri në 260 milionë pasagjerë në vit, sipas asaj që është paralajmëruar zyrtarisht.

Të gjitha operacionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait do të transferohen gradualisht gjatë viteve të ardhshme në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum. (Irma)