Muzeu Industrial i Shangait paraqet 70 koleksione të reja
2024-05-02 11:20:30

Foto nga shobserver.com

Foto nga shobserver.com

Për të shfaqur historinë e lavdishme dhe arritjet e industrisë së Shangait, më shumë se 70 koleksione të Muzeut Industrial të Shangait u paraqitën zyrtarisht gjatë një ceremonie të mbajtur në Qendrën e Ekspozitave të Shangait, shkruan “China Daily”.

Foto nga shobserver.com

Foto nga shobserver.com

Guan Weiyong, presidenti i Federatës së Organizatave Ekonomike të Shangait (SFEO), tha se grupi i parë me më shumë se 70 objekte dhe fotografi regjistroi zhvillimin e industrisë së Shangait dhe shfaqi frymën e mjeshtërisë.

Sipas Guan, këto koleksione ndahen në tre kategori. Koleksionet me vlerë të lartë historike janë kategoria e parë, si presa hidraulike 10.000 tonëshe, duke shënuar zhvillimin e industrisë së prodhimit të makinerive të rënda të Kinës në një fazë të re. Kategoria e dytë i referohet koleksioneve që janë të rëndësishme për jetën e përditshme të njerëzve, duke përfshirë llambën e parë të vetëzhvilluar në Kinë dhe biçikletën “Forever”. Ndërsa kategoria e tretë janë koleksionet kryesore në industri, si kamera 58-1.

Foto nga shobserver.com

Foto nga shobserver.com

Nëpërmjet grupit të parë të koleksioneve industriale, vizitorët mund të ndiejnë historinë e lavdishme të industrisë së Shangait dhe të përjetojnë hijeshinë unike të kulturës industriale. (Irma)