Biznesmenët kinezë dhe turq kërkojnë më shumë bashkëpunim
2024-05-02 10:43:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Delegatët e biznesit kinez dhe turq, së bashku me përfaqësues të medias, u mblodhën në Stamboll, për të eksploruar mundësitë e biznesit dhe për të forcuar bashkëpunimin.

Veprimtaria, me temë “Kina, një mundësi”, u zhvillua në selinë e degës turke të Bankës Industriale dhe Tregtare të Kinës (ICBC), shkruan “Xinhua”.

Wei Xiaodong, konsulli i përgjithshëm i Kinës në Stamboll, theksoi angazhimin e të dy vendeve për të krijuar lidhje më të forta ekonomike dhe për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Mbi rreth 1300 kompani kineze po bëjnë biznes në Turqi, me një investim total që tejkalon 3 miliardë dollarë amerikanë. Në të njëjtën kohë, shumë kompani turke kanë histori të suksesshme në Kinë”,- tha Wei.

Ai theksoi se bashkëpunimi midis kompanive nga të dy vendet përfshin një spektër të gjerë industrish, si energjinë, aviacionin dhe teknologjinë e lartë. Murat Kolbasi, kryetar i “Arzum Electrical Home Appliances”, nënvizoi rëndësinë e panaireve ndërkombëtare në Kinë, si Panairi i Kantonit, si një platformë jetike për kompanitë turke që kërkojnë të depërtojnë në tregun kinez. Mete Bulgun, drejtori ekzekutiv i “Emba Electricity Production”, një kompani e përbashkët e investuar nga “Shanghai Electric Power”, u bëri thirrje biznesmenëve turq të paraqesin studime të sakta dhe të besueshme fizibiliteti për të joshur gjithnjë e më shumë investime kineze.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ahmet Ozer, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë së Stambollit, shoqata më e madhe e biznesit në Turqi, nënvizoi rëndësinë e nismës “Një brez, një rrugë” në rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve midis dy vendeve.  (Irma)