BE-ja synon të vazhdojë procesin e zgjerimit
2024-05-02 11:25:23

Flamujt e BE-se (Foto Atsh)

Flamujt e BE-se (Foto Atsh)

Më 1 maj, Bashkimi Evropian shënoi 20-vjetorin e zgjerimit më të madh të bllokut në histori, me disa ngjarje dhe me përsëritjen e zotimeve që procesi i zgjerimit të vazhdohet, pasi është një prej proceseve më të suksesshme që ka kaluar BE-ja në historinë e saj, shkruan “ATSH”.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, tha se BE-ja nuk do të jetë e kompletuar pa vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi procesin e tanishëm të zgjerimit si vazhdim i suksesit që kishte ndodhur në vitin 2004, kur në bllok u anëtarësuan dhjetë vende të reja.

Ajo tha se kur shikohet në retrospektivë, se ku ishte BE-ja dhe ku ishin ato vende para 20 vjetësh, mund të thuhet se ky zgjerim solli dobi për të gjithë.

Pas 1 majit 2004, vetëm tri shtete tjera arritën të bëhen anëtare të BE-së, Bullgaria dhe Rumania më 1 janar 2007 dhe Kroacia më 1 korrik 2013.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në procesin e zgjerimit të BE-së ndodhen dhjetë shtete. Prej tyre nëntë kanë statusin e vendit kandidat. Përveç vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, në këtë proces janë edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Turqia vazhdon të ketë formalisht statusin e vendit kandidat, por negociatat e saj për anëtarësim në BE janë ngrirë prej disa vjetësh. (Irma)