Hyn në fuqi legjislacioni që mbron qytetin antik të Xinjiang
2024-05-02 14:21:08

Foto nga VCG

Një legjislacion i ri që synon mbrojtjen e kulturës tradicionale dhe ndërtesave në zonën e qytetit të vjetër të qytetit Kashgar në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore hyri në fuqi të mërkurën.

Rregullorja, e miratuar më 31 mars, ndalon prishjen ose dëmtimin e arkitekturës historike në qytetin e vjetër, ndërsa përcakton se rindërtimi i ndërtesave duhet të marrë miratimet zyrtare, shkruan “Xinhua”.

Sipas legjislacionit, trashëgimitë kulturore jomateriale, duke përfshirë artizanatin, artet, folklorin dhe festimet tradicionale, duhet të mbrohen dhe të parandalohet mbikomercializimi.

Ai vuri në dukje se banorët e etnive të ndryshme në qytetin e vjetër inkurajohen të jetojnë në vendbanimet e tyre origjinale dhe të marrin pjesë në përpjekjet për mbrojtjen e qytetit të vjetër.

Në qytetin e vjetër të Kashgarit ndodhen ndërtesat më të mëdha prej dheu të mbijetuara në botë, më e vjetra prej të cilave mund të datojë më shumë se 400 vjet më parë. Po ashtu, është edhe një nga destinacionet kryesore të udhëtimit në Xinjiang. (Irma)