Eurozona raporton rritje modeste të PBB-së për tremujorin e parë dhe inflacion të qëndrueshëm vjetor
2024-05-02 11:23:01

Eurozona (Foto Thecorner)

Eurozona (Foto Thecorner)

Ekonomia në Eurozonë pati një rritje modeste në tremujorin e parë të këtij viti, megjithëse ekonomistët kanë paralajmëruar kundër mbingarkesës së rimëkëmbjes së saj.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekonomitë e Eurozonës dhe të Bashkimit Evropian (BE) u rritën me 0.3 për qind në tremujorin e parë të vitit krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat, shkruan “Xinhua”.

Në tremujorin e katërt 2023, PBB-ja ra me 0.1 për qind në Eurozonë dhe mbeti e qëndrueshme në BE.

Gjermania dhe Franca, dy ekonomitë më të mëdha të Evropës, pësuan rritje prej 0.2 për qind në tremujorin e parë, ndërsa Italia dhe Spanja shënuan norma rritjeje prej 0.3 për qind dhe 0.7 për qind. Ekonomitë më të vogla si Irlanda, Letonia, Lituania dhe Hungaria treguan rritje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe, ku Irlanda u rrit me 1.1 për qind dhe tre vendet e tjera me nga 0.8 për qind secila.

Të dhënat paraprake të Eurostat-it zbuluan se inflacioni vjetor mbeti i qëndrueshëm në prill në Eurozonë në nivelin 2.4 për qind.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Çmimet e shërbimeve, të cilat tani janë nxitësi kryesor i inflacionit, u rritën me 3.7 për qind në baza vjetore, nga 4 për qind në mars. Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rritën në një normë vjetore të inflacionit prej 2.8 për qind në prill, nga 2.6 për qind një muaj më parë. Mallrat industriale joenergjetike patën një normë inflacioni vjetor prej 0.9 për qind këtë muaj, nga 1.1 për qind në mars. Çmimet e energjisë vazhduan të bien, me inflacionin vjetor që arriti në 0.6 për qind negativ në mars, një përmirësim nga negativi 1.8 për qind në muajin e kaluar. (Irma)v