Pekini lehtëson kufizimet për blerjen e shtëpive jashtë unazës së pestë të qytetit
2024-05-02 10:24:29

Foto nga VCG

Pekini lehtësoi kufijtë e blerjes së shtëpive në zonat jashtë unazës së pestë të qytetit, për të adresuar kërkesat për strehim të banorëve, bëhet e ditur në një njoftim të publikuar nga Komisioni komunal i Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, citon “Xinhua”.

Familjet me leje qëndrimi në Pekin mund të blejnë një shtëpi shtesë jashtë unazës së pestë edhe nëse ata kanë dy apartamente në Pekin, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të rriturit beqarë dhe ata jorezidentë të Pekinit, të cilët kanë një histori të pagesës së sigurimeve shoqërore ose tatimit mbi të ardhurat për të paktën pesë vjet rresht, lejohet të blejnë një pronë më shumë jashtë unazës së pestë, edhe nëse ata tashmë kanë një apartament në qytet. (Irma)