Autoritetet hekurudhore shtojnë më shumë trena për pushimet e Ditës së Majit
2024-05-02 11:00:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërsa rrjeti hekurudhor i Kinës parashikoi të trajtonte gati 20.4 milionë udhëtime pasagjerësh të mërkurën, ditën e parë të festës së Ditës së Majit, departamenti hekurudhor shtoi më shumë se 1700 trena në ditë për t'u kujdesur për shtimin e udhëtarëve, njoftoi operatori kombëtar hekurudhor i Kinës, “Railway Group”, shkruan “China Daily”.

Të mërkurën, u planifikuan të operonin 12.803 shërbime treni, duke përfshirë 1738 shërbime shtesë të përkohshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të martën, kur shumë udhëtarët filluan udhëtimin e tyre të pushimeve një ditë para festës, rrjeti hekurudhor pati 16.42 milionë udhëtime pasagjerësh, sipas kompanisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bazuar në sistemin e rezervimit të biletave “12306”, që nga mëngjesi i së mërkurës, destinacionet dhe linjat e njohura patën flukse të mëdha pasagjerësh, me destinacione që përfshinin Pekinin, Guangzhou, Shangai dhe Chengdu. Sistemi hekurudhor ka llogaritur udhëtime tetëditore, deri më 6 maj, dhe vlerësoi gjithsej 144 milionë udhëtime pasagjerësh gjatë kësaj periudhe, me një mesatare prej 18 milionë udhëtimesh në ditë.  (Irma)