Ministrat e G7 ranë dakord të heqin gradualisht përdorimin e qymyrit deri në vitin 2035
2024-05-02 10:53:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministrat e G7-s u angazhuan për të hequr gradualisht përdorimin e qymyrit deri në vitin 2035, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të reduktuar dhe eliminuar përfundimisht përdorimin e karburanteve fosile, shkruan “Xinhua”.

Ministrat e Klimës, Energjisë dhe Mjedisit u mblodhën në Torino për sesionin e punës të G7-s, i cili këtë vit u drejtua nga Italia.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministrat ranë dakord për një sërë synimesh të lidhura me energjinë dhe klimën, duke përfshirë inkurajimin e zhvillimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, rritjen e bashkëpunimit për energjinë nga shkrirja bërthamore, reduktimin e emetimeve të metanit dhe gazeve të tjera serrë dhe shkëputjen nga importet ruse të gazit natyror.

Pjesëmarrësit në takimin dyditor u fokusuan te masat për eliminimin e përdorimit të qymyrit dhe më vonë heqjen e të gjitha lëndëve djegëse fosile. Këto masa janë pjesë e angazhimit të kombeve për të reduktuar emetimet e gazeve serrë që kontribuojnë në ndryshimet klimaterike.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Megjithëse marrëveshja thotë se vendet do të eliminojnë përdorimin e qymyrit deri në gjysmën e parë të viteve 2030, ajo lejoi që ky afat të ndryshohej deri në vitin 2035, nëse rritja e temperaturës do të qëndronte në një afat kohor në përputhje me mbajtjen e një kufiri prej 1.5 gradë Celsius.

Ky paralajmërim synon t'u japë më shumë fleksibilitet vendeve që varen shumë nga energjia e qymyrit.  (Irma)