Kina regjistron rreth 104.000 turistë francezë që nga janari
2024-05-02 11:38:18

Foto nga VCG

Kina regjistroi rreth 104.000 turistë francezë që nga fillimi i vitit, pothuajse 295 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, thanë të mërkurën autoritetet e Emigracionit, citon “Xinhua”.

Arsyet kryesore për vizitat përfshijnë qëllime biznesi, turizmi dhe sociale si vizita te të afërmit dhe miqtë, sipas Administratës Kombëtare të Emigracionit (NIA).

Gjatë të njëjtës periudhë, banorët e Kinës kontinentale bënë 130.000 udhëtime në Francë, një rritje prej 215 për qind krahasuar me shifrën e vitit 2023, ku turizmi dhe biznesi ishin arsyet kryesore për udhëtime, sipas NIA-s.

Kina zbatoi një politikë të njëanshme të përjashtimit të vizave për Francën më 1 dhjetor 2023. Të dhënat e NIA-s tregojnë se deri më 30 prill, janë bërë 74 mijë hyrje pa viza nga shtetas francezë me pasaporta të zakonshme, që përbën gati 60 për qind të numrit total të shtetasve francezë që hyjnë në vend sipas kësaj politike favorizuese.

Kina ka zbatuar dhe modifikuar një sërë masash për të përmirësuar hyrjen e shtetasve të huaj në vend, duke adresuar gjithashtu kërkesat e hyrjes dhe daljes së qytetarëve të saj. (Irma)