Presidenti Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO vetëm pas përfundimit të konfliktit
2024-05-02 14:23:14

Foto nga VCG

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ndodhë vetëm pas përfundimit të konfliktit.

“Sipas mendimit tim, ne do t’i bashkohemi NATO-s vetëm pasi të kemi fituar”, tha presidenti Zelensky, në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan “ATSH”.

Të 32 anëtarët e NATO-s duhet të bien dakord për të pranuar një vend të ri.

Disa anëtarë kanë shprehur frikën për rrezikun e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë, të shqetësuar se trupat e tyre mund të tërhiqen në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Që Ukraina të pranohet politikisht në aleancë, ajo ka nevojë për fitore”,- tha presidenti Zelensky. (Irma)