Kryeparlamentarja Nikolla: Mirëqenia e punëtorëve, qëllimi ynë si parlamentarë e qeverisës
2024-05-02 10:00:49

Foto nga Telegrafi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në mesazhin e saj me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, deklaroi se mirëqenia e punëtorëve, e forcës së punës, si faktor për rritjen ekonomike, është qëllimi kryesor si parlamentarë e qeverisës, shkruan “ATSH”.

“Nderim në 1 Maj dhe çdo ditë për njerëzit e punës, që në mënyrë të pazëshme, me energjinë dhe sakrificat e tyre, punojnë e prodhojnë, ndërtojnë ekonominë dhe zhvillojnë Shqipërinë”,- u shpreh kryeparlamentarja Nikolla në mesazhin e saj.

Sipas saj, qeveria shqiptare po punon për ligje më të mira për botën e punës, për të ndërtuar jetën, të ardhmen dhe për të edukuar fëmijët me ndjenjën dhe përgjegjësinë për punën. (Irma)