Presidenti cek (Foto Atsh)
Republika Çeke mbështet raundet e reja të zgjerimit të Bashkimit Europian, në kuadër të 20-vjetorit të pranimit të vendit në Union.
“Zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike”,- tha presidenti çek Petr Pavel, në një konferencë shtypi në Pragë, së bashku me homologun gjerman Frank-Walter Steinmeier.
“Nuk duhet t’i lëmë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë në pragun e derës për një kohë të gjatë. Këto vende duan t’i përkasin Perëndimit. Le t’u japim atyre këtë shans dhe të shfrytëzojmë sa më shumë mundësitë që ofron zgjerimi”,- tha ai, citon “ATSH”.
Pavel u bëri thirrje vendeve kandidate të përgatiten seriozisht për pranimin e ardhshëm.
Ai theksoi se Republika Çeke mund të ndihmojë anëtarët e mundshëm duke ndarë përvojën e saj.(Elona)