Kryeministri Milos Vuçeviç paraqet qeverinë e re serbe
2024-05-01 13:09:58

Kryeministri serb, Milos Vuçeviç (Foto ATSH)

Kryeministri Milos Vuçeviç paraqiti përbërjen e qeverisë së re serbe, një ekzekutiv i përbërë nga një e treta me emra të rinj, të cilët nuk kanë qenë në qeverinë e fundit të Ana Brnabiç, shkruan “ATSH”.

Marko Gjuriç, më parë ambasador në SHBA, mori postin e ministrit të Punëve të Jashtme duke zëvendësuar Ivica Daçiç, i cili kalon në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në postin e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandër Vulin, ish-kreu i Shërbimit Sekret serb. Sinisha Mali mbetet në krye të Ministrisë së Financave.

Bratislav Gasiç, kreu i Shërbimit Sekret (BIA), emërohet në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Nikola Selakoviç kalon nga Ministria e Punës tek ajo e Kulturës.

Jelena Begoviç dhe Dubravka Djedovic Handanovic ruajnë pozicionet e tyre në Ministrinë e Shkencave dhe Zhvillimit Teknologjik si dhe në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave.

Qeveria përbëhet kështu me tetë emra të rinj dhe 10 gra me poste qeveritare. (Elona)