Pirdeni, takim me biznesin për masat në luftën kundër korrupsionit
2024-05-01 12:31:20

Takimi per korrupsionin (Foto ATSH)

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në “Tryezën për integritetin”, me prani të përfaqësuesve të dhomave të tregtisë dhe biznesit. Në këtë takim u diskutua mbi masat që parashikohen të ndërmerren në kuadër të luftës kundër korrupsionit, shkruan “ATSH”.

“Ky diskutim i ka hapur rrugën krijimit të një ekipi të përbashkët që do të mblidhet periodikisht për të ndjekur me rigorozitet të gjitha zotimet në kuadër të rritjes së integritetit në sektorin publik dhe privat”,- nënvizoi ministrja Pirdeni.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e Projektit CSDA të UNDP-së (“Konsolidimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin në Shqipëri”), me Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim (ADC) si kontribuues kryesor, në vijim të mbështetjes për forcimin e integritetit në administratën publike. (Elona)