Ministrja Koçiu: Për herë të parë këtë sezon veror do të ketë motoambulanca
2024-04-30 11:04:37

Foto nga Kohajone

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi se duke filluar nga 1 qershori, për të përballuar fluksin e shtuar të turistëve në Shqipëri, autoritetet do të hapin 34 qendra shëndetësore verore.

Duke folur në konferencën “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, ministrja tha se në veri të vendit do të funksionojnë 10 qendra shëndetësore, në Shqipërinë e Mesme 9 qendra dhe në zonën e jugut 15 qendra të tjera.

Sipas ministres, për herë të parë në këtë sezon do të shërbejnë motoambulancat, që janë në gjendje të shmangin trafikun dhe të shkurtojnë kohën e dhënies së ndihmës së parë në raste urgjencash. (Fatosi)