
Foto nga Panorama
Porti provizor në brigjet e Rripit të Gazës, i njoftuar nga SHBA-ja, pritet të jetë gati së shpejti.
Ushtria e SHBA-së ka filluar punimet dhe është angazhuar me anije, njoftoi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, shkruan “Panorama”.
Qeveria ameriakne llogarit që kompleksi provizor portual në veri të Rripit të Gazës do të jetë në funksion në fillim të majit.
Ministria amerikane e Mbrojtjes saktësoi se porti provizor është konceptuar në mënyrë të tillë, që ushtarët ameriaknë mos të shkelin territorin e Rripit të Gazës.
Ushtria e Izraelit njoftoi se do të mbështesë logjistikën dhe sigurinë e nismës amerikane, ku bën pjesë edhe ndërimi i një kalate lundruese.
Sektori i portit në jugperëndim të qytetit të Gazës po zgjerohet, vënë në dukje mediet, duke iu referuar të dhënave nga imazhet satelitore. (Fatosi)
