Kryediplomati Borrell: BE-ja do të mbështesë gjithnjë Ukrainën
2024-04-30 17:26:43

Borrell (Foto Atsh)

Borrell (Foto Atsh)

Bashkimi Europian i ka premtuar Ukrainës mbështetje që nga fillimi i konfliktit dhe synon ta mbajë atë deri në përfundimin e armiqësive, deklaroi përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, shkruan “ATSH”.

“Ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim popullin ukrainas”,- theksoi Borrell.

Kryediplomati europian theksoi se BE-ja do të ofrojë ndihmë për Ukrainën deri në fund të konfliktit, megjithëse kjo, për fat të keq, sipas tij, nuk duket se do të ndodhë së shpejti”. (Fatosi)