Dhjetëra palestinezë humbën jetën pas sulmeve të ushtrisë izraelite
2024-04-30 10:55:17

Foto nga VCG

Të paktën 22 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës, shkruan “ATSH”.

Rripi i Gazës po përjeton një katastrofë të madhe humanitare për shkak të pengesës për hyrjen e ndihmave humanitare dhe si pasojë e vazhdimit të sulmeve nga ushtria izraelite duke shënjestruar vendbanimet civile, spitalet, shkollat dhe strehimoret e palestinezëve të zhvendosur që nga 7 tetori 2023.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, mbi 34 mijë palestinezë kanë humbur jetën dhe më shumë se 77 mijë janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. (Fatosi)