Biden zhvillon bisedë telefonike me Netanyhaun mbi armëpushimin në Gaza
2024-04-30 11:29:35

Foto nga VCG

Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i përsëritur kundërshtimin e prerë ndaj një pushtimi të Rafahut, njofton “RTSH”.

Biseda mes tyre vjen në një moment të rritjes së presionit mbi Izraelin dhe Hamasin për të arritur një marrëveshje që do të lironte disa pengje izraelite dhe do të sillte një armëpushim në gati shtatë muaj luftë e gjatë në Gaza.

Përballë shqetësimit global për më shumë se 1 milion palestinezë të strehuar në Rafah, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan i tha kryeministrit izraelit se SHBA-ja do ta kundërshtonte ofensivën nëse nuk merreshin dispozita të përshtatshme për të lëvizur dhe për t'u kujdesur për palestinezët e strehuar atje.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Biden dhe Netanyahu rishikuan gjendjen e negociatave për pengjet, përpara një raundi të ri bisedimesh në Kajro, pasi një zyrtar i lartë nga ndërmjetësi kryesor Katari i kërkoi Izraelit dhe Hamasit të tregonin më shumë përkushtim dhe më shumë seriozitet në negociata. (Fatosi)