Kryeministri kroat: BE-së do t’i kushtonte më pak integrimi i Ballkanit se i Ukrainës
2024-04-30 17:25:48

Flamujt e BE-se (Foto Panorama)

Flamujt e BE-se (Foto Panorama)

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, deklaroi se Bashkimit Evropian i duhet një buxhet më ambicioz në të ardhmen, që të realizojë qëllimet e veta politike.

Sa i përket ndikimit që do të ketë zgjerimi i bllokut në buxhetin e BE-së, Pllenkoviç tha se pranimi i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk do të jetë ndonjë barrë e madhe financiare për BE-në, krahasuar me atë të Ukrainës, shkruan “Panorama”.

Pllenkoviç tha se duke pasur parasysh faktin që Ukraina ka një territor shumë të madh, ka një varësi të madhe nga bujqësia, ndërsa është një vend që aktualisht po përballet me agresionin rus, sipas tij, për Ukrainën, procesi i anëtarësimit në BE duhet të ndjekë një rrugë të veçantë, ku do të merrej parasysh edhe aspekti financiar.

Të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor së bashku kanë më pak banorë sesa Ukraina. (Irma)