Kryeministri Rama premtoi rritje pagash dhe u bëri thirrje të rinjve të kthehen të punojnë në Shqipëri
2024-04-30 17:21:49

Kryeministri Edi Rama (Foto Gazetashqip)

Kryeministri Edi Rama (Foto Gazetashqip)

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të rinjve që punojnë jashtë në sektorin e turizmit të rikthehen të punojnë në Shqipëri.

“Sot, të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar dhe ju që jeni punonjës të kualifikuar duhet ta mbushni këtë boshllëk”,- tha Rama në Konferencën për Sigurinë për Turizëm, të zhvilluar në Tiranë, citon “RTSH”.

Kryeministri Rama u kërkoi të rinjve të kthehen në Shqipëri, duke shtuar se pagat në këtë vend do të jenë më të lartat në rajon. (Fatosi)