Ministri Balla: Do të shtojmë stacionet policore dhe efektivët gjatë sezonit veror
2024-04-30 10:47:34

Foto nga RTSH

Ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla, deklaroi se rritja e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri ka nxitur nevojën për shtimin e stacioneve policore dhe efektivëve të policisë, shkruan “RTSH”.

Ministri tha se në Komisariatin e Rinasit do të shtohen 100 efektivë policorë.

Ai kujtoi se në 3 muajt e parë të vitit, nga Rinasi kanë hyrë 900 mijë pasagjerë më shumë krahasuar me një vit më parë. I njëjti trend rritje raportohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. 

Ministri Balla lajmëroi se pas pak ditësh do të ngrihen 6 stacione policore, në Theth, Valbonë, Tale, Gjirin e Lalzit, Palasë e Ksamil.

Ministri kujtoi se gjatë sezonit turistik do të angazhohen me shërbim 1635 punonjës policie. (Fatosi)