FMN-ja: Ekonomia e Azi-Paqësorit do të rritet 4.5 % këtë vit
2024-04-30 17:22:23

foto nga CFP

Rritja në rajonin e Azi-Paqësorit do të ulet në 4.5 për qind këtë vit nga 5 për qind më 2023, sipas "Perspektivës ekonomike rajonale të Azi-Paqësorit" që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi të martën në Singapor.

Azi-Paqësori pritet të mbetet rajoni më dinamik në mbarë botën, duke kontribuuar për rreth 60 për qind të rritjes globale në vitin 2024, vihet në dukje në raport.

Sipas FMN-së, ky rajon ka pasur faktorë të ndryshëm të nxitjes së rritjes, që nga konsumi i qëndrueshëm i brendshëm në shumicën e vendeve të ASEAN-it deri në rritjen e madhe të turizmit në vendet ishullore të Paqësorit.

Rreziqet afatshkurtra janë tani gjerësisht të balancuara. Zbritja e inflacionit dhe perspektiva e lehtësimit të hershëm monetar kanë shtuar gjasat e një të ashtuquajture "zbritje të butë", vuri në dukje FMN-ja.

Rritja më e madhe sesa pritej në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara do të sjellë gjithashtu rritje për eksportuesit aziatikë, ndërsa shtimi i fragmentimit gjeoekonomik dhe tensionet gjeopolitike vijojnë të përbëjnë rreziqe serioze për uljen e ritmeve të rritjes në një periudhë afatmesme në rajon, thuhet në raportin e "Perspektivës ekonomike rajonale të Azi-Paqësorit".

The growth in the Asia-Pacific region will moderate to 4.5 percent this year from the outperformed 5 percent in 2023, said the International Monetary Fund (IMF) in its "Regional Economic Outlook Asia and Pacific" launched in Singapore Tuesday.

Asia-Pacific is expected to remain the most dynamic region across the world, contributing about 60 percent of global growth in 2024, the report noted.

The region embraces diverse growth drivers, from resilient domestic consumption in most ASEAN countries to a sharp uptick in tourism in the Pacific Island countries, IMF said.

Near-term risks are now broadly balanced. Retreating inflation and the prospect of earlier monetary easing have increased the likelihood of a soft landing, IMF said.

Stronger-than-expected growth in Europe and the United States will bring growth to Asia's exporters while increased geo-economic fragmentation and geopolitical tensions continue to pose serious downside risks to medium-term growth in the region, it added.