Kryeministrja italiane shpall kandidaturën për në zgjedhjet e BE-së
2024-04-30 17:19:27

Meloni (Foto Rtsh)

Meloni (Foto Rtsh)

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, njoftoi kandidaturën për në zgjedhjet evropiane të qershorit, në një përpjekje për të rritur mbështetjen për partinë e saj “Fratelli d’Italia”, megjithëse ajo nuk do të zërë një vend nëse zgjidhet, shkruan “RTSH”.

Votimi i 6-9 qershorit në Parlamentin Evropian është një test kyç i forcës për koalicionin e saj të djathtë prej 18 muajsh në pushtet.

“Ne duam të bëjmë në Evropë atë që bëmë në Itali. Të krijojmë një shumicë që bashkon forcat e qendrës së djathtë dhe të dërgojë të majtën në opozitë”,- u tha Meloni mbështetësve të partisë në një konferencë partiake në qytetin bregdetar të Pescara-s.

Meloni bëri thirrje për daljen e Italisë nga Eurozona kur ishte në opozitë dhe fitorja e saj në zgjedhjet e vitit 2022 ngriti shqetësime në disa kryeqytete evropiane. Megjithatë, ajo ka ndjekur një linjë gjerësisht pro evropiane gjatë qëndrimit në detyrë, veçanërisht mbi çështjet e politikës së jashtme.

Partia e saj gëzon mbështejen më të madhe popullore në Itali me 27%, sipas sondazheve të fundit, duke kaluar Partinë Demokratike të opozitës me rreth 20% dhe Lëvizjes Pesë Yjet, një formacion i majtë që ka 16% mbështetje. (Fatosi)