Flaka olimpike e ndezur në Greqi është nisur drejt Francës
2024-04-29 13:12:26

Foto nga VCG

Para ceremonisë së Lojërave Olimpike në Paris janë planifikuar stacione të tjera qëndrimi. Flaka olimpike do të kalojë në 64 territore franceze e 450 qytete ku do ta mbajnë 10 mijë pishtarmbajtës, shkruan “ATSH”.

Rreth 100 policë do të angazhohen për të mbrojtur flakën olimpike.

Zjarri olimpik do të bëjë një qëndrim të shkurtër në Paris më 14 korrik, për Festën Kombëtare franceze.

Vetëm pas disa stacionesh rreth e rrotull kryeqytetit francez, flaka olimpike do të kthehet më 26 korrik në Paris për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. (Fatosi)