Ministri Balla premton shtim të sporteleve në doganat me Greqinë gjatë festës së pashkës
2024-04-29 10:17:24

Foto nga RTSH

Ministri i Brendshëm shqiptar Taulant Balla premtoi shtim të sporteleve në pikat doganore me Greqinë gjatë festës së pashkës.

Ndërsa zhvilloi një inspektim dhe takoi kontrollorët shqiptarë e grekë në Pikën Kufitare të Kapshticës, ministri Balla u interesua për numrin e pikave të kontrollit dhe kërkoi shtimin e tyre në ditët e festave kur ka një fluks më të madh lëvizjeje në dy anët e kufirit, veçanërisht gjatë festës së pashkës ortodokse, që kremtohet më 5 maj, shkruan “RTSH”.

Ministri Balla kërkoi dhe nga Policia Rrugore për të garantuar qarkullimin pa problem gjatë ditëve të festës. (Fatosi)