Polonia i bën thirrje Gjermanisë t’i japë raketa Ukrainës
2024-04-29 13:09:11

Foto nga VCG

Pas dorëzimit të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski shpreson që kancelari gjerman Olaf Scholz të ndryshojë mendje dhe t’i sigurojë vendit raketat gjermane “Taurus”, shkruan “ATSH”.

“Shpresoj që kancelari Scholz të ndihet i inkurajuar nga ngjarjet e ditëve të fundit”,- tha Sikorski në një intervistë për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

Sikorski e përshkroi dërgimin e raketave amerikane ATACMS në Ukrainë si një reagim ndaj përshkallëzimit rus, të cilit, sipas tij, duhet t’i përgjigjet edhe Gjermania.

Scholz deri më tani ka refuzuar prerazi furnizimin me raketa “Taurus” për Ukrainën. Ai i druhet faktit se Gjermania mund të tërhiqet në luftë nëse sigurohen raketat me rreze veprimi prej 500 kilometrash. (Fatosi)