Mbikëqyrësi shëndetësor i BE-së u kërkon vendeve të forcojnë luftën kundër hepatitit
2024-04-28 14:53:08

Foto nga VCG

Mbikëqyrësi shëndetësor i Bashkimit Evropian (BE) u kërkoi vendeve anëtare të rrisin testimin për hepatitin B dhe C, i cili infektoi rreth 5.4 milionë njerëz në Evropë në mënyrë kronike, shkruan “Xinhua”.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bëri të ditur se kjo mund të ndihmojë në parandalimin e komplikimeve të tilla si cirroza dhe kanceri i mëlçisë.

Sipas vlerësimit të fundit të qendrës, rreth 3.6 milionë njerëz në 30 vende në BE/Zonën Ekonomike Evropiane (EEA) janë të infektuar kronikisht me hepatitin B. 1.8 milionë njerëz të tjerë vlerësohet të kenë hepatit kronik C. Prevalenca e sëmundjes ndryshon në mënyrë të konsiderueshme midis vendeve dhe popullatave, sipas ECDC-së.

Normat janë veçanërisht të larta në mesin e grupeve vulnerabël siç janë ata që marrin drogë në mënyrë intravenoze, njerëzit në burg dhe disa popullata emigrantësh. (Irma)