Ministrja Denaj: Mbështetje për rritjen e vlerës së produktit “Made in Albania”
2024-04-28 13:18:28

Foto nga ATSH

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi nga panairi “Ditët e Bujqësisë”, të zhvilluar në Lushnjë, se qeveria shqiptare do të vijojë mbështetjen financiare për fuqizimin e fermerëve, shkruan “ATSH”.

Ndërsa vizitonte stendat e fermerëve, bletarëve, përpunuesve e sipërmarrjeve bujqësore, ministrja Denaj foli për rëndësinë e politikave për siguri ushqimore të qëndrueshme, të zhvilluar dhe me kosto optimale për konsumatorët dhe prodhuesit.

“Do të vijojmë nxitjen e më shumë panaireve lokale dhe ndërkombëtare, për fuqizimin e prodhuesve dhe rritjen e vlerës së produktit bujqësor “Made in Albania””,- deklaroi ministrja Denaj.

Mbi 90 biznese bujqësore e prodhuese nga vendi, rajoni, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania e më gjerë morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”. (Irma)