Kina: Mbikapaciteti është narrativë e rreme e nxitur nga ankthi i ShBA-së
2024-04-28 16:12:39

Foto nga VCG

I ashtuquajturi pretendim i mbikapacitetit nuk është një përfundim i përcaktuar nga tregu, por narrativë e rreme e krijuar nga njeriu, dhe është gjithashtu një shembull tjetër i proteksionizmit të ShBA-së dhe zemërimit për zhvillimin e Kinës, tha të premten Ministria e Jashtme e Kinës.

Yang Tao, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve të Amerikës së Veriut dhe Oqeanisë në Ministrinë e Jashtme, i bëri këto komente duke informuar mediat mbi vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Kinë.

Yang tha se ajo që është “teprica” nuk është kapaciteti i Kinës, por ankthi i ShBA-së.(Çang Çuo)