Sondazhi: Kostoja e jetesës mbetet shqetësimi kryesor në Mbretërinë e Bashkuar
2024-04-28 15:33:52

Foto nga VCG

Pavarësisht rënies së inflacionit në muajt e fundit, kostoja e jetesës vazhdon të jetë shqetësimi kryesor për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar (MB), thuhet në një sondazh të kryer nga Zyra për Statistikat Kombëtare, shkruan “Xinhua”.

Kur u pyetën për çështjet e rëndësishme me të cilat përballet Mbretëria e Bashkuarsot, çështjet më të zakonshme të raportuara ishin kostoja e jetesës (87%), sistemi shëndetësor publik (86%) dhe ekonomia (70%).

Sipas sondazhit, lidhur me shqetësimet e kostos së jetesës, rreth 40 për qind thanë se ishte shumë ose disi e vështirë të përballonin pagesat e qirasë ose hipotekës dhe rreth 34 për qind thanë se ishte shumë ose disi e vështirë të paguanin faturat e energjisë.

Të dhënat më të fundit treguan se inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar ra në 3.2 për qind në mars, afër objektivit prej 2 për qind të vendosur nga Banka Qendrore dhe u ul ndjeshëm nga kulmi prej 11.1 për qind në tetor 2022.

Shqetësime të tjera të raportuara në sondazh përfshinin ndryshimet klimaterike, mjedisin, strehimin, krimin, emigracionin dhe konfliktet ndërkombëtare. (Irma)