Britania vendos sanksione ndaj industrisë iraniane të dronëve
2024-04-27 11:23:37

Foto nga VCG

Britania ka bërë të ditur se ka vendosur sanksione të reja që kanë si objektiv industrinë e dronëve ushtarakë të Iranit, në përgjigje të sulmit me dron dhe raketa të Iranit ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji, shkruan “RTSH”.

Masat të marra, në koordinim me SHBA-në dhe Kanadanë, synojnë katër biznese dhe dy drejtorë në një rrjet kompanish të dronëve, me qëllim që të kufizojnë aftësinë e Iranit për të lëshuar dronët.

“Sulmi i rrezikshëm i regjimit iranian ndaj Izraelit rrezikoi mijëra viktima civile dhe përshkallëzim më të gjerë në rajon. Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë kanë dërguar një mesazh të qartë – ne do të kërkojmë përgjegjësi për sjelljen destabilizuese të Iranit”,- deklaroi sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

Britania ka njoftuar gjithashtu se do të vendosë ndalimin e eksportëve të komponentëve të dronëve dhe raketave në Iran, duke kërkuar të kufizojë aftësitë e saj ushtarake.

Irani lëshoi dronë dhe raketa në Izrael më 13 prill si një sulm hakmarrës për sulmin në kompleksin e ambasadës së tij në Damask dy javë më parë, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. (Irma)