Kina do ta zgjatë politikën e heqjes së vizave për shtetasit e 12 vendeve deri në fund të vitit të ardhshëm
2024-05-07 17:51:28

Foto nga VCG

Për të nxitur më tej shkëmbimet njerëzore me vendet e tjera, Kina do ta zgjatë politikën e heqjes së vizave për shtetasit e 12 vendeve deri në fund të vitit të ardhshëm. Njoftimin e bëri të ditur të martën në një konferencë të rregullt shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian.

Ai i tha këto kur iu kërkua të komentonte lidhur me deklaratën e presidentit kinez Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Francë, se politika e heqjes së vizave për shtetasit e 12 vendeve, përfshirë Francën, për të ardhur në Kinë për periudha të shkurtra kohore do të zgjatet deri në fund të vitit 2025. 

Lin Jian u shpreh se këto vende janë Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Spanja, Malajzia, Zvicra, Irlanda, Hungaria, Austria, Belgjika dhe Luksemburgu. Mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga vendet e sipërpërmendura që vijnë në Kinë për biznes, turizëm, vizitë te të afërmit e miqtë dhe tranzit për jo më shumë se 15 ditë mund të hyjnë në Kinë pa vizë. (Çang Çuo)