Xi Jinping zhivillon bisedime me Presidentin e Francës Macron
2024-05-07 01:18:23

Më 6 maj pasdite sipas kohës lokale, Presidenti Xi Jinping zhvilloi bisedime me Presidentin e Francës Macron në Pallatin Elysée në Paris.

Xi Jinping theksoi se ishte shumë i kënaqur që u ftua të zhvillojë vizitën e tretë shtetërore në Francë, me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Francës. Shpresoj që përmes kësaj vizite të mund të punoj me zotin President për të kaluar stafetën e historisë, për të nisur një rrugëtim të ri për marrëdhëniet mes dy vendeve për 60 vitet e ardhshme, si edhe për të dhënë kontribute të reja për paqen, stabilitetin botëror dhe zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit.

Për këtë qëllim, të dyja palët duhet t'i përmbahen aspiratave origjinale të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të pavarësisë, mirëkuptimit reciprok, largpamësisë dhe përfitimit të ndërsjellë dhe të injektojnë në to përmasa të reja të kohës. Në botën aktuale të ndryshimit dhe kaosit, Kina dhe Franca duhet t'i përmbahen pavarësisë dhe sëbashku të parandalojnë një "luftë të re të ftohtë" ose përballje fushash.

Ata duhet të vazhdojnë në mirëkuptimin e ndërsjelltë, të nxisin së bashku bashkëjetesën në një botë shumëngjyrëshe dhe largpamëse, në një botë të barabartë dhe të rregullt multikulturore. Ne duhet t'i përmbahemi përfitimit të ndërsjellë dhe rezultateve të favorshme. Sëbashku të kundërshtojmë "shkëputjen dhe thyerjen e lidhjeve" dhe "ndërtimin e mureve dhe barrierave".

Të dy palët publikuan katër deklarata të përbashkëta, përkatësisht mbi situatën në Lindjen e Mesme, inteligjencën artificiale e qeverisjen globale, biodiversitetin e oqeanet, si edhe shkëmbimet e bashkëpunimin bujqësor, dhe nënshkruan rreth 20 dokumente bashkëpunimi dypalësh në fushën e zhvillimit të gjelbër, aviacionit, bujqësisë e ushqimit, biznesit, shkencave humane etj.