foto nga CMG
foto nga CMG
Me rastin e vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Francë, të hënën u hap në mënyrë madhështore në Qendrën e Ekspozitave të Hotelit të Invalidëve në Paris Ekspozita e Artit Kinez “Nga Pekini në Paris - Udhëtimi olimpik i artistëve kinezë dhe francezë”. Ekspozita është organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Komiteti Kombëtar Olimpik dhe Sportiv Francez, Liga e Futbollit Profesionist e Francës dhe shumë institucione artistike franceze.
foto nga CMG
Ekspozita i shfrytëzon 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Francës dhe vitin e Olimpiadës së Parisit si një mundësi për të promovuar më tej përhapjen e frymës dhe kulturës olimpike nëpërmjet lidhjes së dy qyteteve olimpike - Pekinit e Parisit, duke promovuar integrimin e forcës dhe bukurisë, zhvillimit fizik e intelektual dhe aspekteve artistike e praktike midis Kinës dhe Francës, për të kuptuar dhe vlerësuar njëri-tjetrin.
foto nga CMG
foto nga CMG
Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong, ministrja franceze e Kulturës Rachida Dati, kryetari i Komitetit Kombëtar Olimpik dhe Sportiv Francez David Lappartient, kryetari i Ligës së Futbollit Profesionist të Francës Vincent Labrune, kryetari i Shoqatës së Kaligrafëve Kinezë Sun Xiaoyun, kryetari i Grupit të Miqësisë Francë-Kinë në Asamblenë Kombëtare të Francës Éric Alauzete dhe të ftuar të tjerë hapën së bashku Ekspozitën e Artit Kinez “Nga Pekini në Paris - Udhëtimi olimpik i artistëve kinezë dhe francezë”. Më shumë se 300 veta, duke përfshirë ish-ministrin francez të Shtetit, Kulturës dhe Arsimit Jack Lang, zëvendëskryetarin e Grupit të Miqësisë Francë-Kinë të Senatit francez Vincent Louault, si edhe zyrtarë nga Ministria franceze e Kulturës, Ministria e Brendshme dhe e Territoreve të Jashtme e departamente të tjera qeveritare, dhe zyrtarë përkatës nga UNESCO-ja e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, morën pjesë në ceremoninë e hapjes dhe vizituan Ekspozitën e Artit Kinez. Pjesëmarrësit përfshinin gjithashtu figura të njohura të ekonomisë, kulturës, artit, sportit, arsimit, medias, kinematografisë e televizionit francez, si edhe krerët e familjeve të markave të njohura franceze, si "Louis Vuitton".
foto nga CMG/Kryetari i CMG-së Shen Haixiong
foto nga CMG
Kryetari i CMG-së Shen Haixiong vuri në dukje në fjalën e tij se sporti e arti janë elemente të rëndësishme përbërëse të kulturës njerëzore dhe bukuria e sportit dhe e artit plotësojnë njëra-tjetrën. Ekspozita e Artit Kinez “Nga Pekini në Paris - Udhëtimi olimpik i artistëve kinezë dhe francezë”, e organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës, përmban mbi 200 vepra të shkëlqyera artistike nga më shumë se 100 artistë bashkëkohorë kinezë. Ajo krijon një hapësirë komunikimi të vërtetë, tredimensionale e gjithëpërfshirëse nëpërmjet gjuhës së artit, për të treguar historinë e Kinës, duke demonstruar arritjet artistike të kombit kinez në rrugëtimin e tij për ndërtimin e një qytetërimi modern.
foto nga CMG
foto nga CMG
foto nga CMG/Kryetari i Komitetit Kombëtar Olimpik dhe Sportiv Francez David Lappartient
Kryetari i Komitetit Kombëtar Olimpik dhe Sportiv Francez David Lappartient tha se Komiteti Olimpik Francez është i nderuar që bashkorganizon këtë ekspozitë arti me CMG-në. Ai u shpreh se shkëmbimet kulturore mes Francës dhe Kinës kanë qenë gjithmonë shumë të ngushta dhe sporti e arti janë ura të rëndësishme komunikimi. Sipas tij, është me një rëndësi të madhe organizimi i një veprimtarie historike e kulturore në 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Kinës dhe në vitin e Olimpiadës së Parisit. Gjuha e trupit e një sportisti gjatë stërvitjes është një art më vete. Kjo ekspozitë e artit kinez pasqyron integrimin e forcës dhe bukurisë nëpërmjet kombinimit të sportit dhe artit, përcjell konceptet e unitetit, paqes e miqësisë dhe vlerëson frymën e vlerat olimpike. Lojërat Olimpike të Parisit, të cilat do të çelen me madhështi, i hapin krahët botës, duke përhapur miqësi dhe duke bërë thirrje për paqe. (Fang Xiaoyu/Artan)