Kina lëshon modelin e ri "Marshimi i Madh-6C", vendos 4 satelitë në orbitë
2024-05-07 15:17:22


Kina lëshoi me sukses katër satelitë të martën në mëngjes nga qendra e nisjes satelitore e Taiyuan-it në Kinën Veriore. Satelitët u transportuan në orbitë nga një raketë mbartëse "Marshimi i Madh-6C", duke shënuar nisjen debutuese të këtij modeli të ri raketash.

Raketa e krijuar nga Korporata e Shkencës dhe e Teknologjisë Hapësinore e Kinës  (CASC) ka një model të thjeshtë me një bërthamë e me dy faza. Motorët e saj janë me oksigjen të lëngshëm dhe vajguri.

Kjo raketë e re me gjatësi 43 metra ka masë në ngritje prej afërsisht 215 tonë dhe është e aftë të dërgojë një ngarkesë prej rreth 2.4 tonësh në një orbitë heliosinkrone (SSO) 500 kilometra.

Një nga veçoritë e dukshme të raketës janë strukturat e saj të rregullueshme të ngarkesës satelitore, që i mundëson të mbajë satelitë të përmasave të ndryshme. Kjo e bën raketën të përshtatshme për nevojat e ndryshme dhe kërkesat e veçanta të misioneve.