Xi Jinping flet për konfliktin palestinezo-izraelit dhe krizën ukrainase
2024-05-07 02:15:29

Foto: VCG

Foto: VCG

Më 6 maj pasdite, sipas kohës lokale, Presidenti Xi Jinping sqaroi pozicionin parimor të Kinës për konfliktin palestinezo-izraelit dhe krizën e Ukrainës, gjatë takimit me gazetarët, pas bisedimeve me Presidentin Macron në Pallatin Élysée në Paris.

Xi Jinping vuri në dukje se tragjedia e konfliktit palestinezo-izraelit, i cili është shtyrë deri më sot, është një provë e ashpër për ndërgjegjësimin e njerëzve dhe komunitetin ndërkombëtar, ndaj duhen marrë masat e duhura.

"Ne bëjmë thirrje për realizimin e menjëhershëm të një armëpushimi gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në Gaza, mbështetje për Palestinën për t'u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, mbështetje për rivendosjen e të drejtave legjitime të kombit palestinez, rifillimin e "zgjidhjes me dy shtete" dhe arritjen e një paqe të përgjithshme në Lindjen e Mesme. "

Xi Jinping theksoi se Kina ka deklaruar vazhdimisht qëndrimin e saj për krizën në Ukrainë.

"Kina nuk është as krijuese e krizës, as palë apo pjesëmarrëse. Ne nuk kemi ndenjur menjanë për të parë të gjitha këto, por kemi luajtur një rol aktiv në arritjen e paqes. Përfaqësuesi special i qeverisë kineze për çështjet euroaziatike, ka nisur raundin e tretë të ndërmjetësimit. Në të njëjtën kohë, ne kundërshtojmë përdorimin e krizës në Ukrainë për të na hedhur fajin, për të njollosur vendet e treta, madje për të nxitur një "luftë të re të ftohtë". Historia ka vërtetuar vazhdimisht se çdo konflikt mund të zgjidhet përfundimisht vetëm nëpërmjet negociatave. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të rifillojnë kontaktet dhe dialogun, të grumbullojnë gradualisht besimin e ndërsjelltë, të mbështesin thirrjen në kohë të një konference ndërkombëtare të paqes të njohur nga Rusia, pjesëmarrjen e barabartë nga të gjitha palët dhe diskutimin e drejtë të të gjitha opsioneve të paqes; një kuadër sigurie evropiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme. "