Xi: Kina, e gatshme të punojë me të gjitha vendet për një të ardhme më të mirë
2024-05-07 11:02:43

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Të hënën pasdite sipas kohës vendore, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron u takuan me gazetarët pas bisedimeve ndërmjet tyre në Pallatin "Elize" në Paris.

Xi Jinping-u vuri në dukje se ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Sipas tij, pas 75 vjetësh betejash të mundimshme, imazhi kombëtar i Kinës dhe jeta e njerëzve kanë pësuar ndryshime rrënjësore, por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë, dhe kjo është natyra e mirë e paqësore, shpirti i gjerë e përfshirës dhe synimi për drejtësi i popullit kinez, që është rrënjosur në qytetërimin kinez më shumë se 5000-vjeçar dhe është rritur thellë në shpirtin e popullit kinez. "Kina është e gatshme të punojë me vendet anembanë botës, përfshirë Francën, për të zhvilluar marrëdhënie miqësore bashkëpunimi mbi bazën e respektit të ndërsjellë, për të ecur përpara dorë për dorë, për të ndarë së bashku vështirësitë dhe për të krijuar një të ardhme të përbashkët," theksoi Xi.

Nga ana e tij, Macron-i tha se marrëdhëniet franko-kineze kanë rrënjë të thella historike dhe janë të bazuara te respekti e besimi i ndërsjellë. Ato mund të luajnë një rol të dobishëm përtej kuadrit dypalësh dhe të promovojnë marrëdhëniet Europë-Kinë dhe qëndrueshmërinë botërore. "Zoti President, unë dua t'ju falënderoj përsëri për vizitën tuaj të tretë shtetërore në Francë, e cila është vendimtare në një kohë kaq të ndjeshme në situatën globale,” i tha kreu i shtetit i Francës homologut të vet kinez Xi Jinping. (Fang Xiaoyu/Artan)